PRISHTINË, KOSOVË
PRANË JUSH, EDHE NGA LARG

Ju jetoni jashtë.
Çështja juaj ka përfaqësim në Kosovë.

Mbështetje juridike për bashkatdhetarët që kanë çështje në Kosovë dhe nuk mund të jenë fizikisht këtu gjatë gjithë procedurës.

Jeta jashtë Kosovës nuk i ndërpret lidhjet me familjen, pronën dhe interesat që keni këtu. Një kontest, njoftim gjyqësor apo investim mund të kërkojë veprim në kohë, edhe kur kthimi juaj nuk është i mundur menjëherë.

Ju ndihmoj ta kuptoni gjendjen juridike, të përgatitni dokumentet dhe të ndiqni çështjen përmes përfaqësimit të autorizuar. Komunikimi nga larg dhe përditësimet e rregullta ju mundësojnë të merrni vendime të informuara dhe ta planifikoni ardhjen kur është e nevojshme.

Prona dhe trashëgimia

Konteste pronësore, posedimi, bashkëpronësia, ndarja e pasurisë, kontratat e shitblerjes, qiraja dhe çështjet kadastrale. Mbështetje për procedurat trashëgimore dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja ndaj pasurisë në Kosovë.

Familja dhe marrëdhëniet civile

Shkurorëzimi, kujdesi prindëror, kontaktet me fëmijët, mbajtja financiare dhe ndarja e pasurisë bashkëshortore. Përfaqësim në kërkesa për kompensim dëmi, borxhe dhe mosmarrëveshje kontraktuale.

Çështjet penale

Mbrojtje për të dyshuarit dhe të pandehurit, këshillim për thirrjet dhe veprimet procedurale, si dhe përfaqësim të personave të dëmtuar nga veprat penale. Sqarojmë në kohë kur kërkohet prania personale dhe përgatitemi për paraqitjen tuaj.

Investime dhe biznes

Verifikime juridike para investimit, blerjes së pronës apo lidhjes së marrëveshjeve. Hartim dhe shqyrtim kontratash, mbështetje për themelimin dhe organizimin e biznesit, marrëdhëniet me partnerët dhe zgjidhjen e kontesteve.

Institucionet dhe të drejtat tuaja

Kërkesa dhe ankesa pranë institucioneve, konteste administrative, çështje të punës, pensioneve dhe përmbarimit. Përfaqësimi përshtatet me natyrën e çështjes dhe kufijtë e autorizimit.

Si bashkëpunojmë nga larg

Fillimisht shqyrtojmë dokumentet, afatet dhe qëllimin tuaj. Përcaktojmë angazhimin dhe autorizimin e nevojshëm, duke vlerësuar për secilin rast formën, përkthimin, vërtetimin noterial ose legalizimin e dokumenteve të përgatitura jashtë Kosovës. Gjatë përfaqësimit ndiqen shkresat, përgatiten parashtresat dhe ju informoj për veprimet e rëndësishme.

Kur duhet të vini në Kosovë

Nëse prania juaj është e nevojshme, ju ndihmoj të planifikoni ardhjen. Kur procedura e lejon, paraqes kërkesa të arsyetuara për koordinimin e datës me gjykatën apo institucionin përkatës. Caktimi dhe ndryshimi i termineve mbeten në kompetencën e tyre. Përfaqësimi me avokat nuk e zëvendëson paraqitjen personale kur ajo kërkohet ligjërisht.

Biseda e parë

Fillojmë nga çështja juaj.

Na tregoni çfarë dëshironi të zgjidhni dhe cili është hapi që ju shqetëson.

Diskutoni çështjen