E drejta administrative
E drejta administrative
Kur një vendim publik prek punën, veprimtarinë ose një të drejtë tuajën.
Një refuzim, gjobë apo vendim i një institucioni mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për ju ose biznesin tuaj. E lexojmë vendimin së bashku me procedurën që e parapriu: kush e mori, mbi cilat fakte dhe me çfarë arsyetimi. Kjo analizë përcakton ku duhet të drejtoheni, çfarë të kërkoni dhe cilat afate duhen respektuar.
Kur mund t’ju ndihmojmë
- Një institucion ka refuzuar kërkesën, licencën ose përfitimin tuaj.
- Keni marrë gjobë ose masë administrative që e konsideroni të pabazuar.
- Një vendim publik rrezikon vazhdimin e veprimtarisë suaj.
Çfarë mund të përfshijë angazhimi
- Ankesa dhe kërkesa në procedurë administrative
- Përfaqësim në konteste administrative
- Çështje licencimi, gjobash dhe masash administrative
- Konteste për subvencione dhe fonde publike
- Kërkesa për mbrojtje të përkohshme sipas rastit
Përvoja institucionale e avokatit sjell njohje të mënyrës si merren dhe zbatohen vendimet publike. Në çdo çështje vlerësojmë veçmas nevojën për ankesë, padi dhe mbrojtje të përkohshme.
Çfarë të përgatisni
Vendimin e plotë, dëshminë dhe datën e pranimit, kërkesat e mëparshme dhe dokumentet e procedurës.
